Vetitë kuruese të kripës

Shëndetësia

Vetitë kuruese të kripës

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 10:31

Kripa njihet për cilësi të shumta shëndetsore, ajo është antiviral, lufton mikrobet, kërpudhat, shton shkëlqimin e lëkurës suaj...

Kripa kristal është një lloj kripe që mund të përdoret edhe për alergjinë dhe astmën, si një nxitje për sistemin imunitar, si një mënyrë për të rritur forcën atletike dhe për të shtuar një shkëlqim në fytyrën tuaj.

"Kripa ka cilësi të pabesueshme," thotë Ulle Pukk, një bashkëthemelues e Bashkësisë së Terapisë së Kripës. "Është antiviral, lufton mikrobet, kërpudhat", Pukk kryeson një lëvizje që quhet Haloterapi.

Kripërat e thata shkojnë drejtpërsëdrejti në mushkëri. Ajo thith papastërtitë në trupin tuaj dhe ndalon prodhimin e mukusin duke nxjerrë jashtë toksinat. Kur keni mushkëri të pastra, ju keni më shumë oksigjen gjë e cila ju jep më shumë energji, ndikon në çdo organ të trupit dhe nxit mirëqenien.

Edhe mjekët më të zakonshëm shohin përfitime potenciale. "Shumë pacientë thonë se kjo rrit tolerancën ndaj ushtrimeve," thotë mjeku Denise Harrison një asistent profesor në "Langone Medical Center".

"Përfitimet janë parë në ekzemat dhe puçrrat e fytyrës dhe jep një shkëlqim të menjëhershëm", thotë dermatologu Dendy Engelman. Këto banjo me kripë ndihmojnë në eliminimin e toksinave duke tërhequr lëkurën, duke ndihmuar relaksimin e muskujve dhe duke pagëzuar dhimbjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat