Këto produkte mos i përdorni kurrë pas moshës 40 vjeçare

Shëndetësia

Këto produkte mos i përdorni kurrë pas moshës 40 vjeçare

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:49

Nuk është sekret fakti që lëkura juaj mplaket, mirëpo përshtatja e rutinës suaj me moshën nuk është punë e lehtë. Pas dekadës së katërt, lëkura juaj prodhon më pak lipide, gjë që sjell deri tek lëkura më e ashpër dhe më e thatë. Përderisa lëkura e thatë ka nevojë për hidratim shtesë, paraqitja e vijave dhe rrudhave në këtë periudhë të jetës kërkon që të armatoseni me arsenal të ri të produkteve të bukurisë.

Dermatologët dhe artistët e makijazhit ju tregojnë se cilave produkte duhet t`u shmangeni.
1. Buzëkuq shumë i errët

Buzët e errëta mund të duken glamuroze në pistat e bukurisë, mirëpo në jetën reale vetëm do e zmadhojë humbjen e plotshmërisë në anët e buzëve, gjë që vjen nga mosha. Që të riktheni plotshmërinë, përdoreni buzëkuqin me ngjyrë rozë të thellë.

2. Hijëzim vezullues
Gjëja e fundit që do e dëshironitë është të teproni me kapakët e syve, duke i hijëzuar me përbërës vezullues. Shkëlqimi i tepërt në kapakët e syve tuaj e sjell vëmendjen tek rrudhat e syve si shenjë e plakjes suaj. Sugjerohet përdorimi i hijëzuesve kremë apo mat.

3. Tonerë që përmbajnë shumë alkool
Shumica e tonerëve ka bazë alkoolike dhe janë të paraparë për lëkurë të yndyrshme dhe të prirë për akne, me çka e thajnë lëkurën dhe e bëjnë si shkretëtirë. Pas të dyzetave, lëkura juaj ka nevojë për më tepër hidratim andaj produktet që përmbajnë alkool dhe e thajnë atë, janë të padëshirueshme.

4. Maskara rezistente ndaj ujit
Studimet tregojnë se pas të dyzetave, humbim më tepër qerpikë dhe ato rriten më ngadalë, duke na ngelur qerpikë të rrallë dhe të shkurtër. Maskara rezistente ndaj ujit është vështirë të pastrohet si dhe vjen deri tek shkulja e qerpikëve veçmë të rrallë. Përdorni ndonjë maskara që mund të pastrohet lehtë, si dhe përdorni ndonjë pastrues të makijazhit pa përbërës të vajit.

5. Pastrues që shkumojnë shumë
Larja me sapun të zakonshëm që nuk hidraton dhe që shkumon fytyrën, pastron lëkurën nga të gjitha materiet ushqyese dhe esenciale me çka kontribuon në lëkurë të thatë dhe pa elasticitet. Është mirë që në këtë moshë të përdorni vaj për pastrim që nuk shkumon, apo kremë, qumësht, balsam, të gjitha këto të prodhuara për të mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar.

6. Mbulues i makijazhit të tepërt
Lëkura rreth syve tuaj bëhet shumë delikate dhe e hollë me moshë, andaj mbuluesit që duhet të fshehin rrathët e zinj poshtë syve janë shumë të rëndë. Përdorni ndonjë formulë të lëngshme që neutralizon thatësinë.

7. Skuqës metalik
Një shkëlqim i vërtetë në mollëza ju bën të dukeni e shëndetshme, mirëpo skuqësi i rëndë ka tendencë të vendoset në vija tek lëkura e thatë dhe e vjetër. Këshilloheni për përdorim të ngjyrës satin apo demi-mat, pasiqë shkëlqimi i tyre i butë është më i përshtatshëm për lëkurën që plaket.

8. Abrazion (pastrim) me rërë
Mplakja është proces i ndjeshëm që nënkupton se nuk do të mund të përballeni me eksfoliantë të ashpër. Lëkurës do i duhet më tepër kohë që të riparohet, andaj lëkurës suaj i duhen eksfoliantë nga enzimet e frutave në vend se maska, larje apo serume që përmbajnë kimikate të buta.

9. Pudër themeluese mat
Të përdorni pudër të rëndë nuk është ide e mirë, sikurse tek mbuluesit e rëndë, pasiqë këto formula kanë tendencë të vendosen në rrudha. Një pudër mat me mbulesë të plotë mund të duket e zmadhuar dhe e trashë në fytyrë pas të dyzetave, qoftë edhe nëse keni lëkurë të yndyrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat