Ja sa gota qumësht duhet të pimë

Shëndetësia

Ja sa gota qumësht duhet të pimë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 09:01

Qumështi është një ndër produktet më të rëndësishme që nevojitet për të marrë pjesën e duhur të kalciumit dhe për ruajtjen e fortësisë së kockave. Gjithashtu studimet e fundit tregojnë se një rëndësi të veçantë ai ka dhe në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru dhe mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit.

Shkencëtarët suedezë për 20 vjet kanë monitoruar 61.000 gra dhe 45.000 burra, duke ardhur në përfundim se te personat që kanë pirë më shumë qumësht nuk ishte regjistruar një numër më i vogël i frakturave. Nga ana tjetër, gratë që pinin më shumë qumësht u vu re se tek ato ishte rritur rreziku ndaj frakturave.

Ata që kanë konsumuar më shumë se tre gota qumësht në ditë ose më shumë se shtatë decilitra kishin dy herë më shumë gjasa për vdekje të parakohshme në krahasim me ata që pinin më pak se një gotë qumësht, sipas një sondazhi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën "British Medical Journal".

Studiuesit kanë zbuluar se produktet e qumështit me yndyrë të ulët, të tilla si: djathi ose kosi kanë efekt pozitiv për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe për të forcuar sistemin skeletor.

Ndër të tjera ekspertët paralajmërojnë se rezultatet e hulumtimit suedez duhet të pranohen me rezervë, sepse qumështi në Suedi përmban vitaminë A, e cila mund të ketë ndikuar në këto rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat