Alkooli është i dëmshëm për dhëmbët

Shëndetësia

Alkooli është i dëmshëm për dhëmbët

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:08

Alkooli mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët, pasi ai shkakton reduktimin e prodhimit natyral të pështymës.

Pështyma ndihmon për heqjen e grimcave të mbetura të ushqimit dhe mbron dhëmbët nga aciditeti. Personat që konsumojnë shumë alkool mund të kenë probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, pasi alkooli acaron gjithë pjesët e buta dhe redukton pështymën.

Lëkura e gojës është shumë delikate dhe alkooli gërryen mishin e dhëmbëve, faqet dhe lëkurën. Ai dëmton procesin e ndarjes së qelizave të indit, gjë që shpjegon faktin pse personat që konsumojnë shumë alkool janë shumë të predispozuar për kancerin e gojës apo grykës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat