Ushqimet të cilat largojnë dhimbjen e kokës

Shëndetësia

Ushqimet të cilat largojnë dhimbjen e kokës

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:45

Dhimbja e kokës është dhimbje e cila shfaqet në zonën e kokës dhe të qafës. Dhimbja e kokës mund të jetë e shkurtër dhe e kaluese, por po ashtu mund të jetë edhe jashtëzakonisht e fortë dhe të përsëritet shpesh.

Shkaqet e dhimbjes së kokës mund të jenë të ndryshme, madje edhe të rrezikshme për jetën. Nëse dhimbja e kokës shfaqet rrallë dhe dëshironi të shmangni konsumimin e panevojshëm të ilaçeve kundër dhimbjes së kokës, provoni të konsumoni ndonjë nga këta përbërës ushqyes.

Uji
Është mënyra më e lirë, por mund të jetë edhe mënyra më e besueshme për shërimin e dhimbjes së kokës. Nëse trupi është i hidratuar si duhet, shumica e toksinave do të nxirren përmes urinës, jashtëqitjes ose djersitjes. Uji po ashtu ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.

Kafja
Kafja e fortë mund të ndihmojë te lehtësimi i dhimbjes së kokës. Përmban kafeinë e cila stimulon enët në zonën e kokës. Do të stimulohen mbaresat e nervave që krijojnë ndjenjën e dhimbjes dhe kjo do të largojë dhimbjen.

Çaji
Çaji përmban taninë e cila vepron ngjashëm si kafeina. Një filxhan çaj të ngrohtë shpejt do ta largojë dhimbjen e kokës.

Ginkgo biloba
Kjo është bimë shëruese, gjethet dhe farat e së cilës përmbajnë flavonoidin glikozid. Hulumtimet kanë treguar që glikozidi u ndihmon atyre që vuajnë nga dementia dhe dhimbjet kronike të kokës.

Banania
Nëse dhimbjet tuaja të kokës janë të shpeshta, duhet ta përfshini bananen në kafjallin tuaj të përditshëm. Koncentrimi i lartë i magnezit do t’ju ndihmojë te shërimi i suksesshëm i dhimbjes së kokës.

Limonada
Një gotë limonadë ose lëng i freskët nga limoni i athët me një lugë kripë gjithsesi do të ndihmojë te shërimi i dhimbjes së kokës. Konsumimi i tepërt i kripës nuk rekomandohet, por në rastin e dhimbjes së kokës vepron shkëlqyeshëm.

Molla
Molla përmban bioflavonoidet të cilat ndihmojnë në reduktimin e tensionit të gjakut, ndërsa me të reduktohet edhe frekuenca e dhimbjes së kokës.

Piperi
Piper është mëlmesë e shkëlqyeshme e cila u jep shije pikante ushqimeve, ndërsa përmban kapsaicinën e cila rrit pragun e dhimbjes dhe redukton frekuencën e dhimbjes së kokës.

Përzierja e bimëve
Shtoni gjethe borziloku dhe xhenxhefili në ujë të vluar dhe lërini të zihen 5 deri 7 minuta. Kulloni dhe shtoni 1 lugë mjaltë, transmeton Koha.net. Pijeni në formë të ngrohtë dhe menjëherë do të ndiheni më mirë. Antioksidantet, seleni, magnezi dhe vitaminat do t’ju ndihmojnë që të liroheni nga dhimbja e kokës.

Qumështi i ngrohtë
Qumështi i ngrohtë vepron në mënyrë relaksuese në sistemin nervor. Megjithatë, disa persona nuk janë adhurues të qumështit të ngrohtë, ndërse për ta më së miri do të ishte të shtohej 1 lugë mjaltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat