Kur duhet të keni marrëdhënie seksuale për të mbetur shtatzënë?

Shëndetësia

Kur duhet të keni marrëdhënie seksuale për të mbetur shtatzënë?

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:22

Kur është koha më e mirë për marrëdhenie seksuale, nëse jeni duke u përpjekur të mbetni shtatzënë?
Për të rritur mundësitë e koncepsionit, është e rëndësishme që të keni marrëdhënie seksuale më shpesh se një herë gjatë kohës së ovulimit
Kalkulatori i ovulimit – Kuptoni se kur i keni ditët e ovulimit dhe rritni mundësitë tuaja për të konceptuar.

Koha është çdo gjë. Sperma mund të jetojë për dy – tre ditë, por veza vetëm rreth 12 gjer në 24 orë. Për të rritur mundësitë e koncepsionit, është e rëndësishme që të keni marrëdhënie seksuale më shpesh se një herë gjatë kohës së ovulimit.

Një qasje e mirë është që të keni marredhenie seksuale 1-2 ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën që ju ovuloni. Në këtë mënyrë, ka me shumë gjasa te behet furnizimi i shëndetshem i spermës duke pritur në tubën fallopiane, kur një vezë është lëshuar.

Natyrisht që nuk është e qartë krejtsisht se kur ovulon një grua. Kjo e tëra mvaret nga gjatësia e ciklit të saj menstrual. Gruaja ovulon rreth 14 ditë para ciklit të ardhshëm menstrual – jo në mes të ciklit, siç mendohet zakonisht. Nëse cikli juaj menstrual zgjat 28 ditë, që është mesatarja, atëherë ju do të ovuloni në gjysmë të rrugëtimit tuaj të ciklit, ju do të ovuloni rreth ditës 21, dhe jo 17.

Si mund ta di kur jam duke ovuluar?
Disa gra janë shumë të vetëdijshme kur ato ovulojnë. Disa të tjera nuk vërejnë ndonjë ndryshim fare. Nëse po mendoni të mbeteni shtatzënë, ndiqni ciklin tuaj për disa muaj me rradhë.

Disa nga shenjat e ovulimit përfshijnë:

• Ndjeshmëri të gjinjëve

• Ndjenjë jokomforte në mes të barkut tuaj

• Shkarkim të shtuar vaginal që duket si lagështirë, e tipit të së bardhës së vezës

• Rritje e lehtë e temperaturës bazale të trupit. Temperatura bazale e trupit tuaj apo BBT, është temperatura më e ulët e trupit tuaj gjatë periudhës 24 orëshe. Ju këtë mund ta hetoni çdo mëngjes me një termometër të veçantë.

Nëse cikli im menstrual është i çrregulluar, a do ta kem më të vështirë të mbes shtatzënë?
Shumica e femrave kanë rreth 12 cikle menstruale gjatë vitit, por disa mund të kalojnë disa muaj apo mund të mos kenë fare cikël menstrual. Stresi, ushtrimet e rënda, humbja dramatike e peshës apo mbipesha – të gjitha këto mund të shkaktojnë çrregullime në ciklin tuaj menstrual. Sa më i çrregulluar që të jetë cikli juaj menstrual, aq më i vështirë është parashikimi i ovulimit. Ju mund ti kuptoni ditët tuaja fertile duke ndjekur ditët e ovulimit muaj për muaj.

Le të themi që cikli juaj menstrual është 28 ditë në muaj, 21 ditë në muajin pas, dhe 32 ditë në muajin e ardhshëm. Mbani një shënim të cikleve tuaja menstruale për disa muaj. Pastaj hiqni 17 nga cikli juaj më i shkurtër dhe 11 nga cikli juaj më i gjatë. Ditët në mes të këtyre të dy datave, janë me gjasë ditët tuaja fertile. Nëse ciklet tuaja menstruale janë të çrregullta dhe janë 35 ditë larg apo më gjatë, ju duhet të kontaktoni specialistin e fertilitetit për të kontrolluar shkaqet e ciklit të çrregullt, siç mund të jenë vezoret policistike (PCOS), mosfunksionimi ovarian, çrregullim i tiroides, humbja e madhe e peshës apo niveli i ngritur i prolaktinës.

A mund ta provojmë vetëm për të parë se çfarë po ndodh?
Natyrisht, ju nuk keni nevojë për të bërë hartën e temperaturës bazale të trupit tuaj apo të mbani shënime të komplikuara nëse nuk dëshironi. Ju nuk keni nevojë madje as të përjetoni orgazmë në mënyrë që të mbeteni shtatzënë. Provoni të keni marrëdhënie seksuale së paku dy herë në javë dhe ligji i mesatareve ndoshta do të triumfojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat