Të hash thonjtë është një lajm i mirë, ja pse

Shëndetësia

Të hash thonjtë është një lajm i mirë, ja pse

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:05

E keni zakon që të hani thonjtë? Nuk është aspak një shenjë e keqe. Një kërkim në Universitetin e Montrealit, në Kanada ka zbuluar se origjina e kësaj sjelljeje thuajse impulsive dhe në pamje të parë aspak të këndshme, është përsosmëria. Bëhet fjalë për dëshirën për të bërë përherë gjërat në mënyrën më të mirë dhe të arrish gjithmonë objektivat më të larta.

Me fjalë të tjera, siç shpjegojnë studiuesit dhe autorët e kërkimit, të gjithë ata persona që hanë thonjtë apo ka probleme të theksuara me kutikulat, nuk është një person që mjaftohet me zbatimin e objektivave ditore, por shkon shumë më tej se kaq. Sigurisht që kjo ka edhe një aspekt negativ.

Ata që kanë fiksim përsosmërinë janë shpesh shumë të padurueshëm, bien në ankth dhe nxehen shpejt, në rast se nuk arrijnë objektivat ose në rast se hasin vështirësi që i pengon të bëjnë atë çka dinë të bëjnë më mirë. “Efekti pozitiv i këtij zakoni është stimulimi (në mënyrën e gabuar) i kontrollit të emocioneve”,- ka shpjeguar Kieron O’Connor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat