4 metoda si ta përdorni portokallin në estetikë

Shëndetësia

4 metoda si ta përdorni portokallin në estetikë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:21

Portokalli është një burim i mrekullueshëm i vitaminës C. Përveq shijes së mirë, portokalli ka përfitime të mëdha edhe kur përdoret në estetikë.

Ja si mund ta përdorni portokallin për çështje estetike.

Lëvorën e portokallit, të cilën e bëni si pluhur, e miksoni me 10 lugë të mesme qumësht dhe e ppërzieni deri sat ë bëhet si pastë. Pasi të jetë bërë si krem, pastroni fytyrën, qafën dhe duart. Më pas bëni banjo me ujë të vakët dhe lëkura juaj do të hetoni që lëkura juaj do të jetë më e shëndritshme.

Lëvoren e portokallit e miksoni me kos. Edhe kjo përdoret sikurse në metodën e parë dhe më pas aplikohet në fytyrë. Kjo maskë ndihmon për të larguar pikat e zeza në fytyrë.

Një filxhan të vogël lëng portokalli e ngrini dhe me akullin e formuar e pastroni fytyrën. Kjo metodë largon tendosjen në fytyrë dhe zvogëlon në hapjen e poreve.

Lëngun e portokallit e përzieni me 5 lugë miell deri sa të formohet si pastë. Më pas aplikoni në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas pastroni fytyrën me ujë të vakët dhe fytyra juaj do të shkelqejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat