Soda e bukës redukton aciditetin në trup

Shëndetësia

Soda e bukës redukton aciditetin në trup

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:20

Soda e bukës (bikarbonat natriumi, NaHCO3) është një substancë inorganike, e njohur për cilësitë medicinale edhe në kohërat e kaluara. Megjithatë, në kohët e fundit kjo ka qenë e harruar padrejtësisht. Është dëshmuar se soda e bukës vepron si një mjet i shkëlqyer për pastrimin dhe higjienën, me sukses absorbon aromat e pakëndshme, por tipari i saj ndoshta më i rëndësishëm është ndikimi pozitiv në shëndet. Soda e bukës ndihmon në shumë aspekte shëndetësore, kurse disa efekte pozitive i atribuohen asaj edhe në rastet e trajtimit të kancerit.

Pasi që përmban veti alkaline, soda e bukës kontribuon në reduktimin e aciditetit të trupit, një kusht që konsiderohet bazë për zhvillimin e shumë sëmundjeve të rënda. Rekomandohet për të marrë sode buke pa alumin, e cila mund të gjendet në barnatore dhe dyqanet e ushqimit të shëndetshëm.

Shumica e njerëzve e dinë se soda e bukës ndihmon gjatë vështirësive të tretjes. Është një kurë për urth, ndihmon gjatë fryrjes së barkut dhe në rast vjelljeje. Megjithatë, me sasinë e saj nuk duhet ekzagjeruar. Në këto raste duhet të përdorni atë vetëm kur i keni problemet e sipërpërmendura, pasi ajo nuk vepron si masë preventive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat