Kujdes, nga këto ushqime mund të helmoheni!

Shëndetësia

Kujdes, nga këto ushqime mund të helmoheni!

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:17

Disa ushqime mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe disa të tjera mund të shkatërrojnë dhe shkurtojnë jetën tuaj, në qoftë se nuk jeni të kujdesshëm. Është e qartë se njerëzit gjithnjë e më pak i kushtojnë rëndësi ushqimit që e konsumojnë, mënyrës se si ushqimi është prodhuar, përgatitur dhe për këtë arsye nuk është çudi se njerëzit vuajnë shumë shpesh nga sëmundje të ndryshme.

Dhe njëra prej tyre është edhe helmimi, nga i cili përveçqë mund të vuani për disa ditë, mund të ndodhë që të jetë edhe fatal nëse nuk kërkohet me kohë ndihma mjekësore. Dhe për ta shmangur këtë mundësi, ne ju prezantojmë disa ushqime të cilat ju ndoshta i konsumoni çdo ditë dhe të cilat kanë shumë gjasa që t’ju helmojnë.

- Vishnjat: Vishnjat pa thelb nuk janë të rrezikshme, por nëse i konsumoni bashkë me thelb për ndonjë arsye nuk do të ndiheni mirë. Thelbi i vishnjës është përplot me acid hidrocianik, e cila është një toksinë ekstreme dhe gjithashtu përmbajnë kimikate të ndryshme, të cilat dëmtojnë mukozën e lukthit. Këto dëme shkaktojnë rritjen e sekretimit të acidit të lukthit, e cila çon në probleme të ndryshme të aparatit tretës.

- Mollët: Vështirë se do t’iu ndodhë ndonjë gjë, në qoftë se hani farat e një ose dy mollëve, por nëse konsumoni fara nga më shumë molla nuk do të jetë mirë. Enzimat në trupin tuaj transformojnë komponimet e farave në cianide.

Frutat gjithnjë e më shumë janë duke u spërkatur dhe për këtë arsye farat e tyre janë helmuese, pasi ato në bërthamat e tyre mbledhin pikërisht materiet me të cilat janë spërkatur.

- Domatet: Deri në vitin 1800, shumica e njerëzve në SHBA mendonin se domatet janë helmuese dhe në njëfarë mase ata kishin të drejtë. Domatet i takojnë familjes helmarinë, gjethet e të cilës janë helmuese. Ashtu sikur mëlçia e kafshëve edhe domatja është shmangur më parë, sepse mendohej se është toksike.

Domatet duhen të përdoren, por nuk keni nevojë që të ekzagjeroni me sasinë e tyre, pasi në këtë mënyrë e rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

- Fasulja: Mund të helmoheni nëse nuk e zieni fasulen mjaftueshëm, për shkak se ushqimi juaj do të jetë plot me substanca toksike, të quajtur fitohaemaglutinin. Nëse fasulja zihet mirë, ajo substancë do të neutralizohet. Fasulja e trajtuar pamjaftueshëm me ngrohje është toksike, por jo edhe vdekjeprurëse. Nëse konsumohet në formë të papërpunuar, shkakton diarre, vjellje, e cila mund të zgjasë disa ditë dhe kjo seriozisht rrënon shëndetin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat