Vuani nga reumatizma, shmangni ushqimet e konservuara

Shëndetësia

Vuani nga reumatizma, shmangni ushqimet e konservuara

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:38

Jemi ajo çfarë hamë dhe ushqyerja luan rol thelbësor në terapinë e sëmundjeve. Për të përmirësuar simptomat e artritit reumatik dhe fibromialgjik, dy sëmundje reumatizmale gjithnjë e më të përhapura, ju duhet të tregoni kujdes ndaj ushqimeve në tavolinë. Nëpërmjet disa hapave të vegjël, mund të reduktohen ndjeshëm sikletet dhe të këqijat e kësaj sëmundjeje.

Ja këshillat e ekspertëve të ANMAR (Shoqatë e të Sëmurëve Reumatikë), në funksion të ditës botërore kushtuar kësaj sëmundjeje, më 11 tetor.

Artriti reumatik

Këshilla më e mirë në këtë rast nga ekspertët është: dobësohuni dhe bëni kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve.

Artriti reumatik është një sëmundje autimune me origjinë inflamatore që prek qindra njerëz çdo vit në vendin tonë dhe jo vetëm. Patologjia mund të provokojë deformime dhe dhembje që mund të shkaktojnë madje edhe humbje të funksionalitetit të lëvizjeve. Ky lloj artriti është sëmundja që zgjat më shumë dhe prek nyjet në çdo pjesë të trupit, përveç shpinës dhe kryesisht prek duart, kyçet e duarve dhe gjunjët. Në rastin e artritit reumatik, sistemi imun (sistemi mbrojtës i organizmit) gabimisht sulmon veten dhe shkakton ënjtje të shtresës mbrojtëse të nyjave. Inflamimi më pas shpërndahet në gjithë nyjën dhe mund ta dëmtojë kërcin. Në rastet më të shpeshta, artriti reumatik mund të prekë edhe zona të tjera të trupit, si lëkurën, sytë, mushkëritë dhe nervat.

“Te personat të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, objektivi kryesor është reduktimi i peshës dhe ndryshimi i përbërjes së vakteve”, shpjegon Laura Bazzichi, përgjegjëse e ANMAR. Kështu që në tryezë vendosni për të ngrënë ushqime të freskëta dhe braktisni ato të konservuara dhe ushqimin e shpejtë. Provoni dietën mesdhetare, e cila falë të mirave të saj antiinflamatore, antioksidante dhe mbrojtëse të sistemit kardiovaskular, është në gjendje të reduktojë aktivitetin e sëmundjes, dhembjen dhe ndryshimet artikulare të pacientëve.

“Dietat antiinflamatore, ndër të tjera, duket se kanë një efekt pozitiv mbi pasojat e artritit”, shpjegon Bazzichi. Ata që vuajnë nga reumatizma, e dinë mirë se antiinflamatorët që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër.

Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat.

Fibromialgjia

Fibromialgjia është gjendje kronike ose sindromë e dhimbshme, e cila karakterizon dhembjen e muskujve, ligamenteve dhe gilcave që përcillet me lodhje. Shumica e njerëzve ndiejnë lodhje, çrregullime të gjumit, janë të ndjeshëm në prekje, dritë dhe zë dhe kanë çrregullime konjitive. Ata vuajnë edhe nga gjendje bllokuese komorbide, siç është sindroma e zorrës së irrituar, lupusi dhe artriti. Por fibromialgjia është vështirë të diagnostikohet, sepse nuk ka test për këtë çrregullim.

Mjekët vijnë deri te diagnoza duke përjashtuar sëmundjet e tjera të mundshme, kështu që mund të kalojnë vite para se të merrni vesh se cili është problemi. Edhe pse fibromialgjia nuk është e rrezikshme për jetën, ekziston kostoja për shkak të efikasitetit të pamjaftueshëm ose presioni mendor. Faktorët e rrezikut përfshijnë shfaqjen e sëmundjes në familje, praninë e sëmundjeve reumatizmale, por edhe të sëmundjeve infektuese, siç është sëmundja “Lyme” dhe disa ngjarje traumatike, siç është fatkeqësia në komunikim.

Gjithsesi edhe për këtë lloj sëmundje reumatizmale, këshillohet të konsumoni fruta dhe perime, ndërsa duhet të shmangni ushqimet me ëmbëltues artificialë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat