Efektet shëndetësore të pjeshkës

Shëndetësia

Efektet shëndetësore të pjeshkës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 09:26

Pjeshka është një frut që ka përmbajtje të shumtë vitaminash, si vitamina A dhe C, derisa posedon edhe vitamina E dhe K. Pjeshka po ashtu është burim i vitaminave të grupit B: tiaminë, riboflavinë, vitamina B6, niacinë.
Përmbajtja e lartë me vitamina C forcon sistemin tonë mbrojtës, përderisa te duhanxhinjtë zbut pasojat e duhanit. Vitamina C në pjeshkë në kombinim me minerale dhe enzima shton numrin e spermatozoideve meshkuj, duke i bërë ata më aktivë, kështu që meshkujt të konsumojnë pjeshkat janë më prodhues.
Pjeshka është burim i pazëvendësueshëm me kalium, kështu që rreth pesë pjeshka mund t’i kënaqim nevojat ditore të njeriut me këtë mineral.
Po ashtu, janë të pasura me sasi të lartë të magnezit, fosforit, zinkut, bakrit, manganit, hekurit dhe kalciumit. Shkaku i posedimit të vitaminave, mineraleve dhe fibrave, ndërsa posedon shumë pak kalori, pjeshka është ushqim i rregullt në luftë kundër mbipeshës, si dhe ripërtërin lëkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat