Studimi, pas 50 viteve kalciumi bëhet “i rrezikshëm” për kockat

Shëndetësia

Studimi, pas 50 viteve kalciumi bëhet “i rrezikshëm” për kockat

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:08

Është e kotë, nuk forcon më kockat dhe mund t’i bëjë keq edhe shëndetit. Ky është përfundimi “kontradiktor” i një grupi kërkuesish nga Zelanda e Re në Universitetit të Auklandit mbi efektet e kalciumit pas moshës 50-vjeçare.

Rezultatet, të publikuara në revistën “British Journal of Medicine” paralajmërojnë një sërë rreziqesh, nga përbërësit, te nënproduktet e qumështit, para së gjithash për gratë ose për ata që vuajnë nga osteoporoza. Në këtë rast, kalciumi i tepërt rrezikon të akumulohet në muret e arterieve, duke shtuar sëmundje kardiake, ose në veshka.

Studimi nga Zelanda e Re, ka testuar 61 mijë gra dhe 45 mijë burra për një periudhë 20-vjeçare. “Eksperimenti klinik te persona mbi 50 vjeç, që merrnin pilula kalciumi të barabartë me një gramë në ditë, – ka shkruar ekipi i shkencëtarëve, – kanë evidentuar efekte anësore te pacientët, si probleme kardiovaskulare, sintoma gastrointestinale dhe zhvillimin e veshkave”.

Një konsumim i shtuar i qumështit, mund të ketë efekte të padëshirueshme, sepse qumështi është burimi ushqimor i D-galaktozës. Eksperimentet e kryera te kafshët, kanë evidentuar që një dozë prej 100 miligram D-galaktozë, përshpejton plakjen te minjtë.

Doza “limit” për njerëzit, korrespondon me një ose dy gota qumësht në ditë. “Armiqtë” e vërtetë, mbeten derivatet, në veçanti jogurtët, produktet e qumështit, gjalpi dhe kremi: në këto ushqime, në të vërtetë qumështi është “i fshehur” dhe nuk është e lehtë të llogarisësh mirë sa kalcium je duke marrë. Për të mos folur për yndyrnat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat