6 ushqimet që shkaktojnë probleme me veshkat

Shëndetësia

6 ushqimet që shkaktojnë probleme me veshkat

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:40

Shumë prej nesh vuajnë nga veshkat dhe dhimbja e tyre shpesh herë bëhet mjaft e sikletshme. Për t’ju ardhur në ndihmë ne ju sjellim listën e 6 ushqimeve të cilat duhet t’i shmangni për të mbrojtur veshkat.

Nuk pini mjaftueshëm ujë - Kur nuk pini ujë mjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm të dëmtimit të veshkave, sepse ndodh në baza ditore. Detyra kryesore e veshkave është t’i nxjerrin mbeturinat metabolike nga trupi dhe ta rregullojnë balancën e elektroliteve.

Konsumimi i tepërt i kafeinës- Kur jemi të etur, shpesh më pak dëshirojmë ujë sesa lëngje dhe pije të gazuara. Shumica e këtyre pijeve përmbajnë kafeinë. Kafeina mund ta rrisë presionin e gjakut, ndërsa presioni i lartë i gjakut bën presion mbi veshkat dhe mund t’i dëmtojë ato.

Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve kundër dhimbjes- Përdorimi i ilaçeve kundër dhimbjes për probleme të vogla është shprehi e keqe e shumë njerëzve. Shumica e ilaçeve kundër dhimbjes kanë efekte të rrezikshme anësore, mund të shkaktojnë dëme të organeve të ndryshme, duke përfshirë edhe veshkat.

Teprimi me proteina- Përdorimi i tepruar i mishit të kuq dhe ushqimeve të tjera të pasura me proteina mund të përkeqësojë gjendjen e veshkave tashmë të dëmtuara. Ushqimet e pasura me proteina në thelb janë të shëndetshme, por jo në qoftë se keni veshka të dëmtuara dhe mjeku ju këshillon një konsum të zvogëluar të proteinave.

Injorimi i gripit dhe i ftohjes- Injorimi i ftohjes dhe i gripit mund të çojë në dëmtimin e veshka. Studimet kanë treguar se njerëzit me sëmundje të veshkave gjithashtu kanë tendencë të shmangin pushimin ndërsa janë të sëmurë. Gjithashtu është vërtetuar se njerëzit me sëmundje të veshkave janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Përdorimi i tepërt i alkoolit- Kur pimë alkool, shpesh nuk e kemi parasysh sasinë ideale për shëndet të mirë. Pirja e sasive të tepërta të alkoolit çon në dëmtimin e veshka. Alkooli përmban toksina të cilat mund të jenë të dëmshme për veshkat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat