Për një organizëm të shëndetshëm pini ujë sa të zgjoheni

Shëndetësia

Për një organizëm të shëndetshëm pini ujë sa të zgjoheni

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:39

Uji në mëngjes ka një rol të veçantë në organizmin tuaj, prandaj është e rëndësishme që para se të pastroni dhëmbët dhe të lani fytyrën tuaj, të pini 600 ml ujë.
Menjëherë nga kjo kohë këshillohet që pas 45 minutave, të hani mëngjes dhe pas mëngjesit nuk duhet pirë asgjë apo ngrënë dy orë në vijim. Sipas shkencëtarëve japonezë, është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të shumë sëmundjeve.
Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor kryesor i shtimit të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, të tilla si kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leukemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëku, dhimbje koke dhe shumë të tjera.
Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gjë e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë. Fytyra juaj do të bëhet më e freskët dhe më e pastër. Pirja e ujit në momentin kur zgjoheni do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të krijuar qeliza të reja dhe inde të muskujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat