Ja çfarë rekomandojnë amerikanët për parandalimin e kancerit

Shëndetësia

Ja çfarë rekomandojnë amerikanët për parandalimin e kancerit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:35

Karolin Anderson, një mjek amerikan, pohon se ai e di një recetë që mund të parandalojë sëmundjen e kancerit. Kjo recetë e thjeshtë është një përzierje e tre përbërësve të cilët ndodhen tek supermarketet më të afërta.

Sipas dr. Andersonit, këto përbërës janë përdorur prej 2 mijë vjetësh në Indinë lindore dhe së fundmi janë konfirmuar edhe në mjekësinë perëndimore. Për më tepër, Andersoni pohon se në qoftë se këto tre përbërës konsumohen çdo ditë, mund të parandaloni rrezikun e prekjes nga kanceri.

Receta
Përzieni 1/4 lugë çaji shafran i Indisë me 1/2 lugë çaji vaj ulliri dhe shtoni pak piper të zi.

Metoda e përgatitjes:
Përzieni këto tre përbërës në një filxhan. Kjo masë e përfituar mund të konsumohet ashtu siç është ose mund t’i shtoni pak kripë. Këtë përzierje mund ta shtoni tek ushqimet e preferuara si: supë ose sallatë.

Anderson gjithashtu vuri në dukje se kjo përzierje duhet të përdoret çdo ditë disa herë. Përdoreni atë sa më shpesh të jetë e mundur, thotë Anderson, duke shtuar se ky ilaç natyral kundër kancerit nuk ka efekte anësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat