Ushqeni fëmijën me gji dhe keni celularin në dorë? Ja ndikimi që ka te ai

Shëndetësia

Ushqeni fëmijën me gji dhe keni celularin në dorë? Ja ndikimi që ka te ai

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 18:55

Përdorimi i celularëve është një veprim që bëhet në çdo moment të ditës. Për arsye pune ose për thjeshtë argëtim, edhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji i mbajnë shpesh në duar smartphone-t.

Në ditët e sotme, jo rrallë po haset fenomeni i “Brelfie”, ose thënë ndryshe i bërjes së fotografive gjatë ushqyerjes me gji.

Por ekspertët flasin për dëme të konsiderueshme që i shkaktohen fëmijës, nga valët elektromagnetike dhe jo vetëm.

Kateyune Kaeni, psikoterapeute në spitalin e fëmijëve në Pomona të California, situata është vërtetë problematike.

“Fëmijët kanë vetëm një orientim shikimi, atë që të kontaktit direkt me nënën. Në këtë mënyrë vogëlushi kërkon kontaktin me të përmes shikimit dhe buzëqeshjes dhe në momentin që nëna është e shpërqendruar nis të kuptojë se nuk mund të ketë besim te ajo dhe përfshihet nga krizat e ankthit”, thotë Kaeni për “The Sun”.

Ajo shton më tej se studimet e fundit kanë treguar se si nënat e ditëve të sotme, nuk i kuptojnë nevojat e fëmijëve, thjesht dhe vetëm për shkak të shpërqendrimit të tyre nga përdorimi i smartpohon-ëve, siç mund të jetë ngopja e tyre apo problemet me barkun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat