Ushqimet dhe pijet që duhen për një rini më të gjatë

Shëndetësia

Ushqimet dhe pijet që duhen për një rini më të gjatë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:45

Të mbetesh i ri është një nga sfidat e çdo personi. Ka shumë mënyra që përdoren sot në të gjithë botën, duke filluar nga operacionet plastike deri tek përdorimi i kremrave të posaçëm për lëkurën. Por për studjuesit, sekreti i një rinie të gjatë duhet kërkuar tek ushqimet, pijet dhe palestra. Ata sygjerojnë disa ushqime që duhet të hani çdo ditë, pas moshës 18 vjeç, në mënyrë që të “ruani rininë” për disa vite më tepër.

Çokollata
Sipas studimeve çokollat përmban një lëndë të veçantë e cila mbron lëkurën nga inflamacioni. Bëhet fjalë për procianidinën B2 parandalon prodhimin e tepërt të djersës apo kimikateve, të cilat sjellin plakjen e lëkurës. Kjo përbërje gjendet vetëm tek çokollata dhe është një risi, si për shkencën, por dhe për dermatologët. Çokollatë duhet të konsumoni çdo 10 orë. Këshillohet që të përdorni më shumë çokollatën e zezë dhe nuk duhet të harroni që konsumimi në darkë jep më shumë efekte.

Molla
Përmban një lëndë të veçantë e cila nuk lejon që të na krijohet “gropa” të vogla në lëkurë. Këto “gropa”, janë një ndër shkaqet që lëkura plaket shpejt dhe çdo person duhet ta shmangë. Molla këshillohet sidomos për personat mbi 25 vjeç, pasi në këto mosha krijohen më shumë prombleme me lëkurën.

Peshku
Është ushqimi “perfekt” për të zgjatur rininë. Peshku ka acide yndyrore omega3 dhe antioksidantë, të cilët mbrojnë lëkurën, por edhe e ndihmojnë atë për të qëndruar e freskët për një kohë të gjatë. Këshillohet më shumë peshku i detit, pasi temperaturat e ftohta krijojnë më shumë omega3. Peshku kryesor që këshillohet më shumë për t’u konsumuar është salmon. Gjithashtu këshillohet edhe peshku koc i egër. Ndër peshqit që e kanë më të ulët lëndën omega3, janë ata që rritet nëpër rezervate. Peshqit këshillohet që t’i hani në çdo moment, por në vjeshtë këshillohet më shumë, pasi lëkura është dëmtuar nga rrezet e forta të diellit në muajt e verës.

Çaji dhe vaji
Nuk ka rëdësi lloji, por mjafton që gjatë një dite të keni kosnumuar një çaj. Sipas studimeve të gjitha llojet e çajrave përmbajnë antioksidantë të cilët mbrojnë lëkurën për një rini më të gjatë. Antioksidantët e çajti gjithashtu kryejnë një proces i cili nuk njihej më parë nga shkenctarët. Antioksidantët përforcjonë lirimin e dopaminës në tru. Ky është një prces që lidhet në mënyrë direkte me mosplakjen e trurit. Gjithashtu të gjitha llojet e çajit përshpejtojnë metabolizimin duke mbrojtur dhe lëkurën. Po kështu disa ekspertë rekomandojnë edhe konsumimin e vajit të kokosit në raste se nuk përdorni çajin. Vaji i kokosit ka yndyrna të ngopura që forcon muret qelizore duke sjellë mbrojtjen e lëkurës.

Lëngjet
Çdo lëng natyral i bërë në shtëpi ju zgjat rininë. Studjuesit thonë se vitaminat që kanë të frutat sjellin dhe mbrojtjen e lëkurës. Këshillohet që të përzieni disa lëngje. Një përbërje e mirë për lëkurën, është lëngu i pjeshkës me atë të portokallit.

Stërvitja
Në fund po jo më pak e rëndësishmja është stërvitja ose vrapimi. Pavarësisht se jeni të rinj dhe me energji, studjuesit këshillojnë që të vraponi çdo ditë ose të ndiqni seancë palestre 3 herë në javë. Palestra sipas studjuesve i mban muskujut të tërhequr, duke mos lejuar rrudhosjen e tyre. Gjithashtu vrapimi sjell më shumë freski në lëkurë, duke bërë që të ruhet për disa vite më tepër, lëkura që keni kur jeni të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat