Fëmijët nën 10 vjeç nuk duhet të kenë telefon

Shëndetësia

Fëmijët nën 10 vjeç nuk duhet të kenë telefon

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 23:32

Për të gjithë fëmijët nën 10 vjeç nuk është e këshillueshme që të përdorin një celular të mençur, besojnë shumica e prindërve në botë, sipas një sondazhi të ri.

Sipas organizatës jo-fitimprurëse Internet Matters, zbulohet se 85 për qind e prindërve që kanë fëmijë në shkolla fillore kërkojnë që të zbatohet një kërkesë për moshën që duhet përdorur celulari.

Aktualisht, rreth 65% e fëmijëve të moshave mes 8 dhe 11 vjeçare posedojnë një celular të mençur. Neëcastle në Angli është emëruar si "kryeqyteti i celularëve në Britani", më shumë se 90% e fëmijëve të këtyre moshave e kanë një celular apo pajisje personale.

Kjo organizatë mendon se prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre po i përdorin celularët për qëllime të mira, pasi që është ngritur një shqetësim i përgjithshëm se celularët dhe pajisjet e tjera po ndikojnë me të madhe në formimin e personalitetit të fëmijëve.

Anketa ishte bërë për arsye që prindërit të vetëdijesohen për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurt në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat