Qëndrimi para televizorit shkurton jetën

Shëndetësia

Qëndrimi para televizorit shkurton jetën

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:07

Një studim i kryer në Britani kishte sloganin "televizori vret", i cili ka analizuar se si qëndrimi para televizorit shkurton jetën me 22 minuta për çdo orë.

Ky është një studim që ka filluar në vitin 2011, ku janë përfshirë njerëzit që shikonin televizor ulur dhe që këtu fillon dëmi që i shkakton shëndetit sepse qëndroni pasiv dhe harroni aktivitetin fizik. Por studimi tregon se efektet negative të televizorit lidhen edhe me mbipeshën dhe sëmundjet e tjera që prekin shtyllën kurrizore dhe trurin.

Studiuesit theksuan se njerëzit që shikonin rreth 6 orë në ditë televizor kishin gjasa të shkurtonin jetëgjatësinë e tyre. Ndërkohë një zëdhëndës i "Shoqatës Mjekësore Britanike të zemrës" ka thënë se "shumë prej nesh bëjmë aktivitete për të ndërgjegjësuar njerëzit për të mos pirë duhan sepse e dimë sa e rrezikshme është kjo për shëndetin, por ajo çfarë duhet të bëjmë është të ndërgjegjësojmë njerëzit se edhe televizori ka pasoja shumë negative në shëndet".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat