Pijet e gazuara rrisin sulmin në zemër

Shëndetësia

Pijet e gazuara rrisin sulmin në zemër

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:45

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët kanë dalë në konkluzion në lidhje me ndikimin e pijeve të gazuara. Pjesë e këtij studimi ishin rreth 800.000 pacientë, të cilët i mbijetuan sulmit kardiak jashtë spitalit në një periudhë prej gjashtë vitesh.

Konsumimi i lartë i pijeve të gazuara rrit rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës. Ata kishin pyetur pacientët se çfarë pije kishin pirë dhe gjetën lidhje mes sulmeve dhe përdorimit të pijeve të buta karbonate.

Por nuk kishte asnjë rrezik të ngjashëm me pijet e tjera si çaji i gjelbër, kafja, lëngjet e frutave apo perimeve, qumështit të fermentuar dhe ujit mineral. Profesor Keijiro Saku nga Universiteti Fukuoka ka prezantuar dje në European Society of Cardiology Congress in London, zbulimet e bëra.

"Pijet e karbonizuara së fundi është zbuluar se rrisin rrezikun e sindromit metabolik dhe sëmundjeve kardiovaskulare, acidi që gjendet në pije të tilla me gjasë luan rolin kryesor për këtë", ka thënë Saku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat