Nuk pini ujë mjaftueshëm? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Shëndetësia

Nuk pini ujë mjaftueshëm? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:02

Sa i rëndësishëm është uji për turpin e njeriut. A rrezikohet që mospirja e ujit të shkaktojë probleme shëndetësore. A e keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë ndodh në trupin tonë kur nuk pimë sasinë e nevojshme të ujit?

Janë këto disa nga pyetjet që po ngrenë dietologët dhe studiuesit të cilët kanë vënë re një ulje të konsumimit të ujit nga ana e njeriut.

Përgjithësisht njerëzit që nuk pinë ujë janë ata që mbajnë dietë apo ata të cilët nuk i japin një rëndësi shëndetit të tyre.

Sipas studiuesve kur nuk pini ujë truri funksionon keq, metabolizmi fillon e ngadalësohet dhe uria rritet. Të gjithë ne e dimë sesa e rëndësishme është për shëndetin tonë të pimë shumë ujë çdo ditë në mënyrë të rregullt e konstante, sidomos në verë kur trupi ynë djersit më shumë dhe humbet një sasi më të madhe lëngjesh.

Gjatë stinës së nxehtë të verës, por edhe në stinët e tjera të pish shumë ujë është thelbësore për të ruajtur hidratimin e duhur të trupit. Pa konsumimin e duhur të ujit trupi ndihet i lodhur dhe i pafuqishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat