25 minuta ecje në ditë, shtatë vjet jetë më shumë

Shëndetësia

25 minuta ecje në ditë, shtatë vjet jetë më shumë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:49

Sipas hulumtuesve nga European Society of Cardilogy, nëse një njeri ec përreth 25 minuta në ditë atëherë mund të i’u shtohen rreth shtatë vjet jetë.

Studiuesit kanë treguar se nëse ecim atëherë rritet jetëgjatësia mesatare.

Profesori i këtij Universiteti, Shanjay Sharma, është shprehur se ushtrimet e ulin rrezikun nga sulmet në zemër.

“Nëse njerëzit ecin në mënyrë të rregullt ata gjithashtu mund ta ngadalësojnë edhe procesin e plakjes”.

“Ecja u shton tre apo shtatë vjet më shumë jetë”, është shprehur Sharma.

Këtë praktikë duhet ta bëjë çdo njeri që prej moshës 20 vjeçe.

Ai gjithshtu tregon se nëse vrapon është më mirë, por jo nëse është i sëmurë nga zemra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat