Fakte të rëndësishme që duhet t’i dini rreth sheqerit

Shëndetësia

Fakte të rëndësishme që duhet t’i dini rreth sheqerit

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:03

Të gjithë e keni dëgjuar faktin se duhet të reduktoni konsumimin e sheqernave dhe karbohidrateve.

Kjo gjë do të jetë mjaft e dobishme për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të mos u rrezikuar nga sëmundjet. Konsumimi i tepërt i sheqernave mund të bëjë kërdinë në shëndetin tuaj. Ai është faktor kryesor që ndikon në zhvillimin e diabetit të tipit 2, në sëmundjet e veshkave, sëmundjet nervore etj.

Ekspertët tregojnë se ushqimet e paketuara si çokollatat, biskotat etj mund të përmbajnë rreth 40 lugë sheqer dhe kjo është mjaft e rrezikshme për
shëndetin.

Ekzistojnë 3 lloje sheqernash që ju duhet të jeni të vetëdijëshëm për konsumimin e tyre:

1. Fruktoza:
Sheqeri natyror që gjendet në fruta

2. Saharoza:
Një përzierje e glukozës dhe fruktozës, gjendet kryesisht në kallam sheqeri dhe panxhar.

3. Glukoza.
Të gjitha këto lloje sheqernash mund të bëjnë kërdi në trupin dhe shëndetin tuaj nëse nuk konsumohen në mënyrë të moderuar. Ato mund të ngrijnë nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e insulinës.

Sheqeri zë rreth 10% të kalorive të përditëshme.

Ja disa nga produktet që përmbajnë sheqer dhe nuk janë aspak të shëndetshme:

Keçap, salcë spageti në kanaçe, majoneza, kosi i frutave i paketuar, drithërat, salcat në shishe etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat