Zbulohet sekreti i dobësimit

Shëndetësia

Zbulohet sekreti i dobësimit

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:12

Pirja e rreth gjysmë litri uji para çdo vakti mund t’i ndihmojë njerëzit obezë që të humbasin peshë. Ky është rezultati i një studimi të ri nga Universiteti i Birmingamit, i cili vëzhgoi ecurinë e këtij procesi mbi 84 njerëz obezë përgjatë një periudhe 12-javore.

Pacientëve gjithashtu u dhanë disa këshilla se si të përshtateshin me ushqim më të shëndetshëm dhe më ushtrime fizike. Ata pinin rreth 500ml ujë para çdo vakti dhe 43 prej tyre u thanë që të imagjinonin se kishin një stomak plot përpara së të hanin bukë.

Ata që raportuan se ndiheshin të ngopur para tri vakteve kryesore, humbën një mesatare prej 4.3 kg gjatë 12 javëve.

Dr Helen Parretti, shpjegoi: "Bukuria e këtyre gjetjeve është në thjeshtësinë e tyre. Vetëm duke pirë gjysmë litri ujë, tri herë në ditë, para se të hani ushqimin tuaj kryesor, mund t’ju ndihmojë të reduktoni peshën tuaj.

"Kur kombinohet me udhëzime të shkurtra se si të rrisni sasinë tuaj të aktivitetit fizik dhe një dietë të shëndetshme, kjo i ndihmon njerëzit të arrijnë disa humbje peshe ekstra, me një normë të moderuar dhe të shëndetshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat