5 arsye përse nuk duhet t'i thoni "jo" pjeprit

Shëndetësia

5 arsye përse nuk duhet t'i thoni "jo" pjeprit

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 00:42

Pjepri është një fryt me efekte shëruese për njerëzit, ndaj të gjithë duhet ta keni prezent në listën e ushqimeve që konsumoni çdo ditë, ja përse:

1. Një fetë pjepri rreth 100 gramë, përmban vetëm 33 Kcal dhe 90.1 gramë është ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë, 0.8 gramë proteina. Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga problemet në veshka, duhet të shtojnë dozën e ngrënies së pjeprit. Falë përqendrimit të madh të ujit, ky fryt ndihmon personat që vuajnë nga problemet në veshka.

2. Efektet pozitive janë të shumta në numër, e ndërsa nuk mungon edhe që ky fryt i bën mirë trurit. Pjepri përmban vitaminë B2, e cila e mban trurin të ri, si dhe e relaksion nga stresi.

3. Pjepri përmirëson edhe gjumin. Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, e cila përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.

4. Kemi dëgjuar shpesh se po të konsumojmë karota, ka efekte për t’u nxirë, por edhe pjepri favorizon nxirjen. Pjepri është i pasur me betakarotenë dhe favorizon nxirjen e trupit.

5. Ky fryt parandalon edhe infarktin. Ai mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, falë adenosinës, një substancë e cila e mban në gjendje të mirë gjakun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat