Ja për çfarë përdoret kripa

Shëndetësia

Ja për çfarë përdoret kripa

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:48

Kripa është një produkt që në përdorimin e saj primar ajo përdoret për t'u dhënë shije ushqimeve, ka një përdorim të gjërë dhe në kuadër të shëndetësisë. Disa nga problemet që mund të shërohen përmes saj janë;

Dhimbjet e fytit
Formoni një përzierje nga një lugë kripë dhe i shtoni 2,5 decilitra ujë, i përzieni derisa të shkrihet kripa. Më pas shpëlani gojën disa herë brenda ditës.

Të ënjturat në gojë
Nëse keni ngrënë diçka të nxehtë apo pikante dhe keni dëmtuar gjuhën, formoni një përzierje nga gjysmë lugë kripë me dy decilitra ujë të vakët dhe shpëlani fytin çdo një orë.

Dhimbja e dhëmbit
Zgjidhja e përkohshme para se të shkoni te dentisti mund ta zbutë dhimbjen. Shpëlani gojën me një përzierje prej një decilitër ujë të vakët me dy lugë uthull dhe një lugë kripë.

Alergjitë dhe pezmatimi i sinuseve
Kripa është shpëtim për mukozën e irrituar. Zieni tri decilitra ujë dhe i shtoni në kripë që uji të bëhet i njelmët, pothuajse si uji i detit. Prisni të ftohet në temperaturën dhomës, e hidhni në shishen e pikave për hundë dhe dy herë në ditë i hidhni nga dy pika në hundë.

Kafshimi i insekteve
Kripa mund ta zbutë dhimbjen dhe të largojë të ënjturat pas kafshimit të bletës, apo të ndonjë insekti tjetër. Nga uji dhe kripa formoni një masë të trashë. E vendosni në vendin ku jeni kafshuar dhe e lini derisa të jetë tharë masa. Kripa do ta qetësojë irritimin në lëkurë dhe do ta ndalë dhimbjen.

Dhimbjet dhe këmbët e ënjtura
Formoni një banjë për këmbë, e cila do ta pakësojë të ënjturat në këmbë dhe nyja, si dhe do t’i pushojë këmbët. Në një enë shtoni ujin e ngrohtë dhe shtoni rreth katër lugë kripë, si dhe disa pika vaj eterik. I mbani këmbët aty për rreth gjysmë ore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat