5 shenjat e para që tregojnë se mund të pësoni infarkt

Shëndetësia

5 shenjat e para që tregojnë se mund të pësoni infarkt

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:44

Meshkujt dhe femrat kanë simptoma të ndryshme të sëmundjeve të zemrës. Në fakt, femrat mund të kenë shenja paralajmëruse 30 ditë përpara sulmit në zemër. Nëse filloni t’i vëreni këto shenja, atëherë ju duhet urgjentisht ta vizitoni një kardiolog.

Këto janë shenjat:

1. Nëse ndjeheni të lodhur apo vuani nga pagjumësia
Nëse ndjeheni më të lodhur se zakonisht apo jeni duke përjetuar pagjumësi pa bërë diçka që ju lodhë shumë, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me zemrën. Një rënie e qarkullimit të gjakut në zemër mund të shkaktojë lodhje dhe pamundësi për të rënë në gjumë gjatë natës.

2. Shkurtim i frymëmarrjes
Nëse përjetoni frymëmarrje të shkurtuar, kjo është një shenjë e madhe se jeni në rrezik nga sulmi në zemër. Kjo për shkak se sistemi kardiovaskular dhe ai i frymëmarrjes janë të lidhur me njëri-tjetrin. Nëse zemra merr më pak gjak, atëherë mushkëritë marrin gjithashtu më pak oksigjen, që rezulton me shkurtim të frymëmarrjes.

3. Dobësim i muskujve
Nëse keni dobësim të muskujve, kjo ndodh për shkak që rrjedhja e gjakut ka rënë dhe i tërë trupi ka mungesë të oksigjenit të mjaftueshëm. Kur qarkullimi i gjakut bëhet më i keq, muskujt e humbin funksionin e tyre të plotë.

4. Djersitje e papritur
Nëse përetoni djersitje të papritur apo hyni në djersitje të ftohtë, kjo është një shenjë e problemeve kardiovaskulare. Kjo vërehet më së shumti kur ju duhet të qëndroni më shumë në këmbë, për shkak që truri nuk merr mjaftueshëm gjak gjatë kësaj kohe.

5. Ndjenjë e parehatshme në gjoks
Nëse keni një ndjenjë të çuditshme dhe të parehatshme në gjoks, kjo mund të jetë një shenjë e çrregullimeve kardiovaskulare, për shkak të arterieve të cilat krijonë një bllokadë e cila e ndalon trupin të bëjë rrjedhje normale të gjakut. Në fillim gjoksi do të fillojë të ketë një dhimbje të lehtë dhe më pas do të bëhet më e dukshme.

Sidoqoftë, ju mund ta parandaloni sulmin në zemër nëse i kushtoni vëmendje këtyre shenjave. Shumica e njerëzve vdesin nga sulmi në zemër, pa e ditur se kanë mundur ta parandalojnë atë. Si të gjitha sëmundjet e tjera, edhe sulmi në zemër ka simptomat dhe shenjat të cilat nuk duhet të injorohen.

Nëse keni këto shenja, vizitojeni mjekun urgjentisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat