Elementi që cilësohet si miku më i mirë për femrat shtatzënë

Shëndetësia

Elementi që cilësohet si miku më i mirë për femrat shtatzënë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:21

“Miku” më i mirë për femrat që janë në pritje të një fëmije, është vitamina B9, e njohur ndryshe si acidi folik.

Kështu tha studiuesi italian i Centro Nazionale Malattie Rare dell'Istituto Superiore di Sanità (ISS), Paolo Salerno, në një aktivitet të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me ushqyerjen e shëndetshme gjatë shtatzënisë.

“Gjithë femrat që planifikojnë një shtatzëni duhet të nisin marrjen e acidit folik rregullisht në masën 0.4 miligramë në ditë. Këshillohet që të merret deri në muajin e tretë të shtatzënisë, kur ndodh mbyllja e tubit neural. Vitamina B9 parandalon zhvillimin te fëmija të keqformimeve në sistemin nervor qëndror”, shprehet Salerno.

Ai thotë më tej se acidi folik gjendet në fruta dhe sallatrat me fletë të gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat