Tri shenja se nuk pini ujë sa duhet

Shëndetësia

Tri shenja se nuk pini ujë sa duhet

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:19

Ndoshta nuk e keni ditur, por etja nuk është treguesi i vetëm që organizmi juaj ka dehidratuar, apo që i mungojnë lëngjet. Trupi ju sinjalizon se është koha për një gotë ujë në mënyra të ndryshme.

Trupi gjatë temperaturave të verës dhe djersitjes së tepruar shpejt e humb ujin, i cili është më se i nevojshëm. Dhe në qoftë se gjatë ditëve të nxehta nuk pini sasi të mëdha të lëngjeve, organizmi mund të dehidratojë shumë shpejt.

Gjithashtu, sigurisht nuk e keni ditur, por etja nuk është e vetmja simptomë, e cila tregon qartë se duhet të pini më shumë ujë, por për këtë trupi juaj ju njofton në mënyra të ndryshme.

Simptomat e mëposhtme të prezantuara nga fiziologu Craig Justice, në mënyrë të qartë, tregojnë se jeni dehidratuar, kështu që nëse i ndieni ato, duhet të dini se është koha për të bërë diçka lidhur me këtë.

Dhimbja e kokës. - Organizmi vazhdimisht i humb lëngjet dhe me to shkojnë edhe kripërat. Truri është i ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve dhe pikërisht ky është shkaku i dhimbjes së kokës. Sa më shumë lëngje që i mungojnë organizmit, dhimbja e kokës është më e fortë.

"Sa më shumë lëngje që humbni, aq më shumë zvogëlohet volumi i gjakut për ç’arsye më pak oksigjen arrin në tru, ku enët e gjakut zgjerohen dhe dhimbja e kokës përkeqësohet", thotë Justice.

Urina jashtëzakonisht e verdhë. - Kur urina bëhet e verdhë, është koha të shkoni në kuzhinë dhe ta mbushni një gotë me ujë, transmeton Koha.net. Urina e personit që pi lëngje të mjaftueshme është e tejdukshme, ndërsa ngjyra e verdhë tregon se në urinë ka shumë mbeturina.

"Kur të jeni hidratuar sa duhet, toksinat dhe substancat e tjera nxirren me lehtësi nga organizmi, por në qoftë se nuk pini ujë të mjaftueshëm, ato mbeten në organizëm," shpjegoi fiziologu Craig.

Kapsllëku. - "Uji ndihmon në kalimin e materieve nëpër zorrë dhe nxjerrjen e tyre nga trupi juaj, prandaj nëse trupi nuk është duke marrë lëngje të mjaftueshme, as ju nuk do të keni jashtëqitje të rregullt," përfundon Justice.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat