Si t’i thoni “lamtumirë” dhembjes së kokës gjatë kohës së pushimeve!

Shëndetësia

Si t’i thoni “lamtumirë” dhembjes së kokës gjatë kohës së pushimeve!

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:49

Pushimet? Janë edhe stres! Mund t’ju duket e çuditshme, por përgatitjet dhe marrja e masave për pushimet mund të shkaktojë stres e veçanërisht dhembje koke. Për më tepër, disa njerëz mund të vuajnë nga kjo dhembje edhe për shkak të ekspozimit në diell. Po kështu edhe ndryshimi i orës biologjike bëhet shkak i dhembjeve të kokës. Aktiviteti fizik dhe një ushqyerje e shëndetshme janë të rëndësishme për ta ndihmuar organizmin që të mësohet me një ritëm të ri, atë të pushimeve. Gjithsesi më poshtë do të gjeni disa këshilla të specialistëve për të larguar rrezikun e dhembjes së kokës gjatë kohës së pushimeve.

Përgatitjet

Në ditët e para të nisjes përgatituni për ndryshimin e ritmit, duke u munduar të çlodheni dhe të bëni pauza pushimesh më të shpeshta.

Valixhja

Në valixhe vendosni edhe ilaçet antiinflamatore, si ibuprofen, i dobishëm për të parandaluar dhembjen. Ndërkohë, mund të merrni edhe çdo lloj tjetër ilaçi për dhembjet tuaja të zakonshme, që tashmë i njihni shumë mirë.

Udhëtimi

Gjatë udhëtimit mos e tejkaloni ushqyerjen e shëndetshme dhe të duhur, duke nisur me një mëngjes të mirë me bazë sheqernat, mjaltin, marmelatën dhe frutat.

Gjumi

Në ditët e para të pushimeve mundohuni të shmangni ndryshimet e papritura të jetës suaj, për shembull ritmin e gjumë-zgjimit. Edhe fjetja e shumtë bëhet shkak për dhembjen e kokës. Duhet të keni gjithnjë parasysh se migrena është një patologji e orëve tona biologjike.

Aktiviteti fizik

Bërja e aktivitetit fizik për të ndihmuar organizmin që të mësohet me ritmet e reja është shumë e rëndësishme. Është e mjaftueshme të bëni shëtitje të gjata në ajër të pastër.

Ambienti dhe klima

Shmangni vajtjen në tregje gjatë orëve jo të përshtatshme ose vajtjen në vendet e largëta në ditët e para të pushimeve, kur realisht organizmi nuk është mësuar ende me ambientin e ri.

Ushqyerja

Bëni kujdes me ushqyerjen dhe mundohuni të mos prishni zakonin tuaj të të ngrënit. Gjatë pushimeve, ndonjë devijim nga rregullat është i pranueshëm, por gjithsesi mos e teproni.

Relaks

Edhe relaksi duhet të jetë gradual. Impenjimi me aktivitete krijuese është i dobishëm për të kaluar gradualisht nga ritmi i punës në qytet te ritmi i pushimeve.

Mos prisni

Në rast se simptomat e dhembjes së kokës fillojnë të rëndohen, mos prisni që dhembja të shtohet, por ndërhyni shpejt me një ilaç antiinflamator, si ibuprofeni, për të qenë mirë sa më shpejt. Ndërkohë, nëse dhembja e kokës fillon të bëhet e padurueshme, drejtojuni mjekut specialist.

Jetoni pushimet në qetësi të plotë

Mos i transformoni pushimet tuja në një burim stresi me programe të ngjeshura dhe angazhime të tepërta. Një qasje e qetë është një antidot i mirë për dhembjen e kokës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat