Uji para apo pas ushqimit?!

Shëndetësia

Uji para apo pas ushqimit?!

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:46

Uji ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e organizmit tonë prandaj është e rëndësishme që herë pas herë të bëni të mundur që të konsumoni sasinë e duhur të ujit në momentin e duhur.

Edhe pse në shikim të parë nuk duket e rëndësishme koha e konsumimit të ujit, ajo mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në tretjen dhe absorbimin e ushqyesve, dhe madje edhe në oreks.

Nëse gjatë ditës hani shumë racione ushqimi, është e këshillueshme që uji të konsumohet 15 deri në 30 minuta para çdo vakti. Në këtë mënyrë nuk do të ndikojë në tretjen përmes zbutjes së enzimave digjestive dhe në qoftë se bëhet fjalë për dietën reduktive, uji mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në reduktimin e oreksit.

Është e zakonshme që para se të ndiheni të uritur ta pini një gotë të madhe me ujë dhe të shikoni nëse ka qenë fjala për etjen. Në qoftë se përdoret uji i ambalazhuar, duhet t'i kushtohet vëmendje përbërjes së tij. Uji i tillë duhet të ndryshohet çdo javë dhe nuk duhet vazhdimisht ta pini llojin e njëjtë të ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat