Ja çfarë duhet të hanë fëmijët

Shëndetësia

Ja çfarë duhet të hanë fëmijët

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 09:32

Prindërit duhet të tregojnë një kujdes të veçantë për fëmijët pas moshës 3 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, duhet ti jepet një rëndësi e veçantë ushqimit, që nga mëngjesi deri në drekë. Këshillohet që në mëngjes ti jepni bukë, qumësht, djath, qumësht etj, sipas gramaturës së mëposhtme.

Për drekë këshillohet mish pulë dhe fasule. Por ndërkohë që ISHP këshillon prindërit si të ushqejnë fëmijët një tjetër raport i Ministrisë së shëndetësisë tregon se kequshqyerja është në nivele shqetësuese. “Ndonëse rritja ekonomike në Shqipëri ka përmirësuar sigurimin e ushqimit dhe gjendjen e përgjithshme të ushqyerjes, kequshqyerja vazhdon të jetë e pranishme te fëmijët.

Shkaqet e kequshqyerjes nga mikronutrientët në Shqipëri janë një kombinim i mossigurimit të ushqimit në familje, praktikave jo të mira të ushqyerjes dhe kujdesit për foshnjën dhe fëmijën, si dhe aksesi i papërshtatshëm ndaj shërbimeve shëndetësore cilësore. Nga ana tjetër, mbipesha dhe obeziteti si shfaqje të mbiushqyerjes, rritin ndjeshëm rrezikun e diabetit në moshën adulte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat