Helmimi nga ushqimet, vendosini në figorifer 20 min pas gatimit

Shëndetësia

Helmimi nga ushqimet, vendosini në figorifer 20 min pas gatimit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 09:16

Ngrënia e ushqimeve disa orë pasi ato janë gatuar mund të sjellë dhe helmimin në këto temperatura të larta. Gjithashtu një tjetër shkak i helmimit është dhe konsumimi i ushqimeve të përgatitura apo të ngrira të skaduara. Shumë kompani në Shqipëri por dhe më gjerë, nuk janë të sakta me datën e skadencës ose i mashtrojnë konsumatorët. Një rast i tillë është zbuluar dhe disa muaj më parë në qytetin e Fierit, ku pijet dhe ushqimet e skaduara u ndryshohej data e skadencës.

Por cilat janë simptomat që tregojnë se jeni helmuar nga ushqimi dhe duhet të shkoni në spital? Shenja e parë është e vjella. Jo më shumë se pas 60 minutave, stomaku e ka të pamundur të pranojë një ushqim i cili është i skaduar apo ka baktere. Do të ndjeni dhe dhimbje në stomak apo shqetësime në kokë. Të gjitha këto raste tregojnë se keni ngrenë një ushqim i cili ka baktere. Në çdo rast nuk duhet ti besoni vetëm mënyrave tradicionale, por duhet të shkoni tek mjeku për të parë se sa është niveli i helmimit dhe nëse u është helmuar gjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat