​28 Korrik, Dita Botërore e Hepatitit

Shëndetësia

​28 Korrik, Dita Botërore e Hepatitit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 10:28

Çdo vit në 28 Korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.

Këtë vit, OBSH-ja dhe partnerët do të nxisin politikëbërësit, stafin shëndetësor dhe publikun që të veprojnë menjëherë për të parandaluar infeksionin dhe vdekjen nga hepatiti.

Hepatiti viral (një grup i sëmundjeve infektive të mëlçisë të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E) prek qindra miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë, si dhe vret rreth 1.5 milionë njerëz çdo vit (kryesisht hepatiti B dhe C). Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk e dinë sesi.

Në maj 2014, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral. Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën do të zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.

Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.

Mesazhet kryesore të Ditës Botërore të Hepatitit 2015

Parandalo hepatitin – njih rreziqet

Gjaku i pasigurt, injeksionet e pasigurta dhe shkëmbimi i pajisjeve të drogës me injeksion mund të çojnë në hepatitit.

Parandalo hepatitin – kërko injeksione të sigurta

2 milionë njerëz në vit marrin hepatit nga injeksionet e pasigurta. Përdorimi i shiringave sterile me një përdorim mund të parandalojë këto infeksione.

Parandalo hepatitin – vaksino fëmijët

Rreth 780 000 persona vdesin çdo vit nga hepatiti B. Një vaksinë e sigurt dhe efektive mund të mbrojë nga infeksioni i hepatitit B për gjithë jetën.

Parandalo hepatitin-testohu, kërko trajtim

Ekzistojnë medikamente efektive për trajtimin e hepatitit B dhe kurimin e hepatitit C.

“Një n ga sëmundjet më të neglizhuara në Rajonin Evropian, të cilën duhet ta adresojmë si pjesë të Objektivit 6 të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, është Hepatiti viral B dhe C”, thotë Zsuzsanna Jakab, Drejtore për rajonin Evropian e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat