Qëndrimi dhe fjetja në një dhomë me pajisje të shumta teknologjike ndikojnë në gjumë

Shëndetësia

Qëndrimi dhe fjetja në një dhomë me pajisje të shumta teknologjike ndikojnë në gjumë

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 15:44

Ekspertët sugjerojnë për qëndrim sa më shkurtër në dhomat ku ka pajisje të shumta teknologjike, si telefona celular, tableta, televizorë dhe të tjerët, si dhe përdorim minimal të tyre, për shkak se transmetimi i rrezeve blu ndikon në lodhje dhe mungesë të gjumit.

Pajisjet teknologjike përçojnë rreze të dëmshme që ndikojnë në gjumë ose prishje të shpeshtë të gjumit gjatë natës, lodhje gjatë zgjimit, por edhe gjatë tërë ditës, konsideron anëtarja e Bordit të Shoqatës Turke Uyku (UYKUDER) profesoresha, Zerrin Pelin. Shoqata është e angazhuar në hulumtimin e cilësisë së gjumit dhe faktorët që ndikojnë në të. Mungesa e gjumit ndikon në cilësinë e jetës, por edhe rreziku që mund të paraqesë, nëse personi i pafjetur është shofer. Kështu, ai vë në rrezik jo vetëm veten, por edhe pjesmarrësit e tjerë në komunikacion, theksojnë nga kjo shoqatë.

Ajo rekomandon përdorim minimal të tabletave, celularëve dhe televizioneve, sepse rrezet blu që lëshojnë kanë efekt negativ në hormonet melatonin, i cili konkretisht kontrollon gjumin dhe tensionin e gjakut.

Pelin thotë se hormoni melatonin më së shumti sekretohet kryesisht gjatë natës, nga ora 21 deri në mesnatë.

“Nëse sasitë e mëdha të rrezeve të kaltërta ndikojnë në sekretimin e melatoninës, kur ajo duhet të jetë në kulmin e saj, njerëzit do të kenë probleme me gjumin”, tha Pelin.

Me rastin e uljes së sasisë të melatoninit të sekretuar, personi më vonë zgjohet shpesh që ndikon në cilësinë e gjumit.

“Zgjimi i shpeshtë, gjumë i pamjaftueshëm, lodhje, përgjumje gjatë ditës mund të ndikojnë në jetën shoqërore”, shton më tej Pelin.

Ajo konsideron se përdorimi minimal i teknologjisë, apo përdorimi i saj vetëm në situata të domosdoshme është zgjidhje për pagjumësi dhe lodhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat