Femrat epileptike më të rrezikuara në shtatzëni

Shëndetësia

Femrat epileptike më të rrezikuara në shtatzëni

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 19:07

Femrat shtatzëna që vuajnë nga epilepsia rrezikohen të preken nga ndërlikime serioze dhe vdekje gjatë lindjes, sipas një studimi të publikuar në revistën “JAMA Neurology”.

Epilepsia është një çrregullim në tru që ua pamundëson qelizave nervore të funksionojnë normalisht, duke shkaktuar kriza.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës llogariten rreth gjysmë milioni femra epileptike në moshë riprodhimi, të cilat lindin çdo vit 25 mijë fëmijë.

Sipas studimit, rreth 0.3 - 0.5% e shtatzënive në SHBA vërehen te femrat e prekura nga kjo sëmundje.

Ekipi studimor analizoi të dhënat spitalore të gati 4.2 milionë femrave në Shtetet e Bashkuara që kanë lindur fëmijë mes viteve 2007 - 2011, nga të cilat 14151 ishin epileptike. Ata analizuan shpeshtinë e shfaqjes së ndërlikimeve të ndryshme si lindja cezariane, pre-eklampsia, lindja e parakohshme, vdekja e nënave apo lindja e foshnjave të vdekura. Nga analizat rezultoi se vdekja e nënave ishte shumë më e shpeshtë te shtatzënat e prekura nga epilepsia sesa tek ato që nuk vuajnë nga ky problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat