Këshilla, mos përtypni çamçakëz më shumë se 10 minuta

Shëndetësia

Këshilla, mos përtypni çamçakëz më shumë se 10 minuta

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:06

Të gjithë ne përtypim çamçakëz, por asnjëherë nuk është thënë se sa gjatë duhet që ta përtypim. Një stomatolog nga Londra, Dr Uchenna Okoye ka dhënë një këshillë.

Ai ka thënë se përtypja e çamçakëzit për një kohë shumë të gjatë mund të shkaktojë probleme. Sipas tij, çamçakëzi nuk duhet përtypur më shumë se dhjetë minuta.

“Ju duhet që të përtypni një çamçakëz vetëm dhjetë minuta, ose deri kur i mbaron shija. Në të kundërtën rrezikoni që të përballeni me disa probleme. Dhëmbët janë për të ndihmuar që të thyejnë ushqime të forta, ndërkohë që çamçakëzi është i butë. Duke përtypur çamçakëz ju në fakt i dëmtoni dhëmbët tuaj, sepse ata godasin njëri-tjetrin”, është shprehur Dr. Okoye.

Por, përtypja e çamçakëzit për një kohë të gjatë nuk mund të dëmtojë vetëm dhëmbët tuaj, por simulon stomakun që të prodhojë acid.

“Në momentin kur ju përtypeni stomaku pret ushqim, prandaj fillon prodhimin e acidit. Personat të cilët përtypin gjithë ditën çamçakëz, mund të shkaktojnë ulçerën në stomak", ka deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat