A keni blerë vezë të një pule të sëmurë? Ja si ta dini!

Shëndetësia

A keni blerë vezë të një pule të sëmurë? Ja si ta dini!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:40

Veza është bërë një nga ushqimet tona të zakonshme të mëngjesit. Qoftë nëse ju pëlqen veza e skuqur, e fërguar, e zier pa lëvozhgë, apo e zier, një vezë e mirë gjithmonë e bën mëngjesin më të mirë.

Por, pyetja është se sa të sigurta janë vezët të cilat jeni duke i shërbyer dhe ngrënë?
Më poshtë Lajmi.net ju sjellë një listë të gjërave që duhet t’i mbani në mend kur shkoni për të blerë vezë në market apo në ndonjë fermë lokale.

Trashësia e lëvozhgës dhe densiteti

Një vezë duhet të jetë mjaft e vështirë për t’u thyer nëse është me të vërtetë e shëndetshme. Sa më i pasur dhe më i shëndetshëm të jetë ushqimi i pulës dhe shëndeti i saj i përgjithshëm, aq më e fortë do të jetë lëvozhga e vezës së saj.

Ngjyra e të verdhës së vezës

Ngjyra e të verdhëve të vezëve të pulës duhet të jetë e portokalltë, jo e verdhë e dobët. Sa më e thellë të jetë ngjyra, aq më e mirë është veza. Shikoni vezët në paketim dhe krahasoni ngjyrat e tyre.

Trashësia e të verdhës së vezës

Duhet të shikoni edhe trashësinë e saj kur përcaktoni cilësinë e një veze. Të verdhët e vezës nga pula e shëndetshme ka tendencë të jetë më e trashë dhe më e rrumbullakët. Kjo do të thotë shije më të mirë dhe ushqyes më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat