Meditimi një mbrojtës i mirë për trurin dhe zemrën

Shëndetësia

Meditimi një mbrojtës i mirë për trurin dhe zemrën

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:58

Sipas studimeve të shumta që janë realizuar mbi rolin e meditimit, kanë nxjerr në pah përfitimet që ka shëndeti ynë nga ky proces. Meditimi e ka efektin më të rëndësishëm në shëndetin emocional dhe psikologjik.

Shkencëtarët amerikanë, kanë zbuluar se meditimi i përditshëm dy herë në ditë ul rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru menjëherë, dhe atë për 48%.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, rezultatet e këtij studimi janë veçanërisht të rëndësishme, sepse ato e ofrojnë një pasqyrë më të mirë se si mund të parandalohen sëmundjet e zemrës dhe sistemit vaskular.

Kur shkencëtarët e studiuan tek pjesëmarrësit ndikimin e meditimit në shëndetin kardiovaskular, ata konstatuan se niveli i tensionit të gjakut filloi të bjerë shpejt pas fillimit të meditimit, ndërsa duhanpirësit kishin nevojë të zvogëluar për cigare.

Studiuesit dolën në përfundim se mjaftojnë dy herë në ditë të meditoni nga 20 minuta që ta reduktoni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes së papritur, sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Gjëja më e mirë për meditimin është se ai është plotësisht falas dhe mund të bëhet kudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat