Ushqimet që s'duhen konsumuar me tepricë

Shëndetësia

Ushqimet që s'duhen konsumuar me tepricë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:22

Ekspertët e ushqimit kanë renditur një sërë ushqimesh të cilat edhe pse janë mjaft të shëndetshme, nëse e tejkalojmë masën, mund të kthehen në rrezik serioz. Nuk është e nevojshme t’i largoni nga tavolina juaj, mjafton të mos e teproni me sasinë që përdorni.

Spinaqi

Spinaqi pavarësisht se është i pasur në proteina, fibra, vitamina dhe minerale, është gjithashtu i pasur në oksalat, një kompleks që mund të formojë gurë në veshka. Kështu që, evitoni konsumimin e tepërt të spinaqit,

Portokalli dhe domatja

Rritja e konsumit të acidit e lidhur me ngrënien e tepërt të domateve ose portokajve shkakton pakësim të qelizave pre-kanceroze në ezofag, si pasojë e shtimit të aciditetit. 2 domate ose portokaj në ditë mjaftojnë.

Tuna konservë

Tuna është ushqim i lehtë dhe i shëndetshëm por gjithashtu është mjaft i pasur në merkur. Dhe merkuri i tepërt shkakton probleme serioze me dëgjimin, shikimin, dhe të folurin. Mos konsumoni më tepër se 3 konserva në javë

Uji

Të gjithë jeni të informuar se ujin jemi të detyruar ta konsumojmë rregullisht, por edhe futja ekstreme e ujit dobëson natriumin në trup, duke rezultuar në nivel jonormal të nivelit të kripës në gjak, që mund të çojë në dëmtime të trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat