Si të pini ujë në Ramazan?

Shëndetësia

Si të pini ujë në Ramazan?

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:55

Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini ujë, kur të vijë koha e iftarit? Këtu e keni një këshillë të vlefshme.

Të gjithë e dimë, e në veçanti ata që agjërojnë, se sa e rëndësishme është mënyra se si ne pimë ujë, për të ruajtur rezistencën e trupit gjatë gjithë ditës.

Doktori i sëmundjeve të brendshme dhe romatologjisë, Prof. Dr. Mehmet Soj, jep këshilla për mënyrën se si duhet të konsumohet uji.

Ai thotë se uji duhet të pihet me ngadalë dhe nëse tejkalohen ai mund të shkaktojë diarre dhe të vjella.

Sipas mjekut, kur njerëzit agjërojnë, për shkak të një kohe të gjatë pa pirë ujë, kur vjen koha e iftarit pirja e ujit bëhet në mënyrë të shpejtë dhe me sasi të mëdha, gjë që shkakton një lloj paralize në organizëm.

“Është kusht që të ruani ujin në trupin tuaj. Duhet të mos të hani shumë gatime të kripura. Nëse është e mundur, rrini larg çajit dhe kafeinës. Këto pije bëjnë që sasitë e ujit të mbledhura në trup të dalin jashtë. Në vend të tyre përdorni ujë, qumësht, dhallë, limonata natyrale. Pirja e ujit i jep trupit vitamina dhe minerale”, thotë Soj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat