Ja cilat janë frutat më të dobishme për stinën e verës

Shëndetësia

Ja cilat janë frutat më të dobishme për stinën e verës

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:47

Një ushqim me bazë frutash nuk është i shëndetshëm vetëm për organizmin, por edhe për bukurinë e trupit.
Të gjitha frutat janë të pasura me vitamina, por disa prej tyre sjellin me shume dobi se të tjerat dhe vera është stina më e përsosur për shfrytëzuar në maksimum vlerat e tyre.

Luleshtrydhet

Një luleshtrydhe përmban më shumë vitaminë C se sa një portokall i tërë. Ky frut i shijshëm i kuq, është shumë i rëndësishëm për të mbajtur të shëndetshme qelizat dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, proteinës më të rëndësishme për mirëqenien e lëkurës, por edhe për kockat dhe enët e gjakut. Ndër të tjera, luleshtrydhet ndihmojnë edhe për të mbajtur dhëmbët të bardhë.

Pjepri

Pjepri përmban pak kalori dhe një nivel të lartë të fibrave, vitaminave C, potasiumit, beta-karrotenë, antioksidantë që luftojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Në reaksion me elementë të tjerë çlirojnë vitaminën A, tepër të rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.

Boronicat

Prej kohësh dëgjojmë për këto fruta, të cilat janë tepër të shëndetshme për sportistë dhe për ata që ndjekin një dietë për tu dobësuar. Janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, substanca që mbajnë larg sëmundjet. Ndër të tjera, janë ushqime anti-kancerit dhe mbajnë zemrën të shëndetshme.

Pjeshkat

Një tjetër frut i stinës, me një shije të ëmbël dhe tepër i shëndetshëm. Sipas dietologes Julie Upton, pjeshkat janë një ‘central i vërtetë tretës’. Një pjeshkë përmban rreth 60 kalori dhe 20 substanca të tjera tretëse, mes së cilave vitamina, zink dhe potas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat