Jeni diabetik? Atëherë hani proteina dhe perime, thonë shkencëtarët

Shëndetësia

Jeni diabetik? Atëherë hani proteina dhe perime, thonë shkencëtarët

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:40

Një studim i ri ka zbuluar se të hash proteina dhe perime në vend të karbohidrateve mund të ngadalësojë lirimin e sheqerit dhe mund të ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Studimi ka zbuluar se mënyra se si ushqehemi mund të jetë aq e rëndësishme sa vetë ushqimi.

Hulumtimi në Nju Jork sugjeron se të hash proteina dhe perime në vend të karbohidrateve jo vetëm që ju mban të ngopur më gjatë, por gjithashtu ju ndihmon që t’i kontrolloni më mirë nivelet e sheqerit në gjak.

Zbulimi mund të jetë i dobishëm veçanërisht për diabetikët, të cilët duhet të kontrollojnë vazhdimisht nivelet e sheqerit në gjak për të shmangur komplikime shëndetësore.

Hulumtuesit nga ‘Weill Cornell Medical College’ në Nju Jork kryen një studim mbi 11 njerëz me mbi peshë apo me diabet të llojit 2, i cili ndodh kur trupi nuk bën mjaftueshëm insulinë apo është rezistent ndaj insulinës.

Secili nga pjesëmarrësit kishte marrë gjithashtu një ilaç të quajtur ‘metformin’ i cili ndihmonte në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Çdo pjesëmarrës agjëroi më pas për 12 orë gjatë natës para se të konsumonin një ushqim tipik me 628 kalori, karbohidrate dhe yndyrë. Ushqimi përbëhej nga një gjoks pule, brokol, sallatë, bukë dhe një gotë lëng portokalli.

Në javën e parë të studimit, grupi hëngri bukën dhe piu lëngun së pari, dhe më pas proteinat dhe perimet pas 15 minutave.

Një javë më vonë, pjesëmarrësit hëngrën të njëjtin ushqim në mënyrë të kundërt, së pari pula dhe perimet dhe më pas buka dhe lëngu. Gjatë të dy episodeve të studimit, hulumtuesit matën nivelin e sheqerit në gjak të çdo pjesëmarrësi para se të hanin dhe më pas 30, 60 dhe 120 minuta pas ngrënies.

Rezultati tregoi se niveli i sheqerit në gjak ishte 29%, 37% dhe 17% më i vogël kur hulumtuesit e kontrolluan atë pas 30, 60 dhe 120 minutave, respektivisht, kur grupi kishte ngrënë pulën dhe perimet së pari.

Nivelet e insulinës ishin gjithashtu më të vogla kur pjesëmarrësit kishin ngrënë perime së pari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat