Shqiptarët lindin më pak fëmijë, rriten problemet me infertilitetin

Shëndetësia

Shqiptarët lindin më pak fëmijë, rriten problemet me infertilitetin

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 08:24

Shqiptarët po lindin më pak fëmijë, krahasuar me vitet e kaluara. Raporti i fundit i Bankës Botërore flet për shifra 3 herë më të ulëta se përpara 30 viteve. Ky fakt pohohet edhe nga bluzat e bardha në sistemin shëndetësor, të cilat thonë se shumë çifte kanë vështirësi në arritjen e një shtatzënie.

Veç martesave në moshë të madhe dhe dëshirës për të mos patur shumë fëmijë, mënyra moderne e jetesës, ndotja e ambientit dhe ushqimi janë disa faktorë që ndikojnë në sterilitetin e meshkujve.

Në problemet e infertilitetit, meshkujt dhe femrat janë të barabartë. Në çiftet që kanë probleme, por kërkojnë ndihmën e mjekëve për të sjellë në jetë një fëmijë, 30% ia dalin mbanë me mjekime apo falë teknikave ndihmëse invitro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat