Ja çfarë duhet të bëni nëse keni dhimbje kurrizi

Shëndetësia

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni dhimbje kurrizi

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:41

Masazhi i shputës së këmbës është një mënyrë e mirë për të eleminuar dhimbjen e shpinës, shtangien dhe tendosjen e saj. Ky ëshgtë një veprim që ju mund ta bëni vetë ose mund të merrni dhe ndihmën e dikujt për këtë.

Veç kësaj, masazhi i shputave, jo vetëm që është procedurë jashtëzakonisht e këndshme, por edhe tepër e dobishme për shëndetin tuaj.

Për ta realizuar siç duket këtë procedurë është e rëndësishme që të ndiqni këto hapa kryesorë si:

Në fillim duhet të gjeni "kurrizin" e shputës suaj. Uluni këmbëkryq në dysheme. Merreni me dorë cilëndo shputë.

Linja midis thembrës dhe gishtit të madh të harkut të brendshëm të shputës është projeksioni i kurrizit tuaj

Ndajeni vizualisht këtë linjë në pjesët: kryq, mesi i shpinës, pjesa e gjoksit dhe e qafës dhe pjesa e kurrizit. Pjesa e poshtme e shpinës është më afër shputës, ndërkaq e sipërmja më afër gishtit të madh të këmbës.

Me gishtin e madh të këmbës shtrëngojeni këtë linjë në drejtimin nga thembra drejt gishtit të madh të këmbës.

Nëse në shpinë ekzistojnë probleme, do të ndieni shfaqjen e tyre. Ato ndihen si pika të dhembshme dhe të trasha

Me masazhin e këtyre pikave ndikoni drejtpërdrejt në kurriz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat