Kujdes nga pijet e gazuara: Në vit në mbarë botën vdesin 184 mijë njerëz!

Shëndetësia

Kujdes nga pijet e gazuara: Në vit në mbarë botën vdesin 184 mijë njerëz!

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:31

Nga pijet e gazuara dhe me sheqer në vit në mbarë botën vdesin 184,000 njerëz, thuhet në studimin e parë të hollësishëm ndaj ndikimit të këtyre pijeve në vdekshmërinë dhe komplikimet me shëndetin të lidhura me diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe kancerit tek ata të cilët i konsumojnë këto pije.

Siç thuhet në studim, 133 mijë njerëz vdiqën nga diabeti, që ishte si pasojë e pijeve të gazuara.

Në mesin e konsumatorëve të pijeve me joalkoolike me sheqer janë regjistruar 45 mijë raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 6450 vdiqën nga kanceri.

Autori i studimit Dariush Mozaffarian nga Universiteti i Massachusetts argumenton se largimi nga përdorimi i pijeve të gazuara dhe të ëmbla, si dhe çajet e ftohta, duhet të jetë “prioriteti i planetit”.

Të dhënat janë marrë nga monitorimi i zakoneve të 611 971 njerëzve në periudhën 1980-2010 në 51 vende të botës.

Në mesin e popullatës më të re, numri më i madh është i atyre që kanë sëmundje kronike, e cila është shkaktuar nga konsumomimi i pijeve me sheqer dhe të gazuara.

Lëngu nga frutat e freskëta nuk ishte i mbuluar në studim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat