Kamomili, një filxhan çaj në ditë të zgjat jetën

Shëndetësia

Kamomili, një filxhan çaj në ditë të zgjat jetën

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 21:35

Kamomili përveç se të qetëson dhe të tret ushqimin, duket se është në gjendje që të zgjasë jetën. Ky është përfundimi i një studimi në Universitetin e Teksasit në SHBA, i cili u publikua në revistën shkencore “The Gerontologist”.

Rezultatet e kërkimit kanë dalë në përfundimin se të pish çdo ditë një filxhan me çaj kamomili, redukton me 29% rrezikun e vdekjes së parakohshme, në krahasime me atë që nuk e ka provuar kurrë.

Për këtë janë marrë rezultatet e 1677 personave, të mbajtur nën kontroll për 7 vjet. Në fund të studimit u treguar se jo vetëm që kamomili është në gjendje të zgjasë jetën, por gjithashtu ka një efekt kundër mikrobeve dhe kundër infeksioneve, përveç të qenit një antioksidant natyror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat