Vuani nga tensioni i gjakut? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Shëndetësia

Vuani nga tensioni i gjakut? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:45

Për të ulur tensionin e lartë të gjakut ose për të rritur tensionin e ulët, duhet të konsumoni disa ushqime të cilat e mbajnë në nivel të qëndrueshëm. Bëhet fjalë për ushqime si rrushi, peshku, për fruta si banane, për hudhra apo dhe për ëmbëlsira si çokollata.

Rrushi
Në temperatura të larta rrushi ndihmon në rritjen e tensionin të ulët. Ka acide të veçanta që ndimojnë personat mbi moshën 40 vjeç. Këshillohet që çdo ditë të konsumohen nga 10-20 kokrra rrush, gjatë verës

Peshku
Duke filluar nga trofta deri te salmoni, të gjitha llojet e peshqve ndikojnë në uljen e tensionit të lartë. Peshqit kanë një lëndë të veçantë, omega 3 që ul tensionin. Gjithashtu peshku ka përmbajtje yndyrore që trupi i një të moshuari e ka të vështirë për ta prodhuar. Kjo përmbajtje ndihmon të gjithë personat për të patur një tension në nivelin që këshillohet nga mjekët.

Banane
Për të patur një tension të rregullt duhet që të hani ushqime që kanë sa më shumë magnez dhe kalcium. Një ndër frutat që i ka të dyja këto lëndë është bananja. Studjuesit këshillojnë që të hani 1 banane çdo mëngjes, pasi ul tensionin e lartë (ose rrit tensionin e ulët) përgjatë gjithë ditës.

Hudhra
Hudhra ka efekte të njëjta si ilaçet kur dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut. Hudhra përmban një lëndë të veçantë të quajtur alcin, i cili gjendet tek pjesa më e madhe e ilaçeve që përdorin sot të moashurit apo personat e tjerë që kanë tension të lartë.

Çokollata
Për studjuesit ka një efekt “çudibërës” pasi ul në një kohë shumë të shkurtër tensionin e lartë të gjakut. Pas çdo diete apo ushqimi që hani duhet që të konsumoni edhe disa gramë çokollatë.

Nuk duhet:
Kur keni tension të lartë apo të ulët, në asnjë moment nuk duhet të konsumoni alkol. Pavarsisht nga përqindja e alkolit që mund të ketë çdo pije, është vërtetuar se me vetëm 1%, tensioni i lartë ngrihet akoma dhe më shumë.


Çfarë sygjerojnë studimet në Kinë për tensionin

Asnjë pikë alkol, pak lëngje, shumë çaj. Janë këto disa nga sygjerimet që jep një studim në Kinë. Sipas studimit çaji rregullon të rrahurat e zemrës por ndikon dhe në rënien nga pasha. Gjithashtu nuk duhet të përdorni shumë kripë në ushqime, pasi bllokon qarkullimin e gjakut, duke sjellë një luhatje të menjëhershme. Nuk duhet të hani dhe ushqime me yndyrna. Çdo individ duhet të konsumojë perime dhe produkte si vezët, peshku, mish derri pa dhjamë dhe fasulet.

Shega parandalon dëmtimin e veshkave

Një studim në Gjermani ka arritur në përfundimin se shega mund të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të veshkave. Sipas studimit, shega nuk ka aftësi kuruse por mund të ndalojë dëmtimin e vashkave. Gjithashtu shega mbron veshkat dhe nga helmime të ndryshme që mund të vijnë në trupin e njeriut. “Një përbërje e quajtur “tricimerinë”, që gjendet te shega parandalon dëmtimin e veshkës. Në këtë mënyrë çdokush mund të shkojë te doktori dhe të vizitohet pa patur frikën se veshkat mund të vazhdojnë të dëmtohen”, - thonë studjuesit. Shega ka dhe përbërje që mban lëkurën më të re, duke parandaluar plakjen.

Këshillat, Studimet

Pjepri
Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime, atëherë duhet të hani sa më shumë pjepër. Sipas një studimi në Kinë, pjepri ka vitaminat e duhura që zëvendësojnë ato të suqhimeve, duke mos patur uri dhe duke shmangur sëmundjen e anoreksisë
Pica
Për personat që konsumojnë pica, duhet që ti shmangin gjatë verës. Kjo vjen për shkak të rrezikut që kanë përbërsit e picave, sidomos në rastet kur transportohen me motorr. Një studim në SHBA këshillon që picat ti gatuani, por jo ti blini
Sytë
Nëse doni të mbroni sytë, atëherë duhet ti mbani sa më shumë në ujë. Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se përbërsit e ujit ndikojnë në përmisimin e shkimit, sidomos tek personat që janë miop. Këshillohet që për 30 sekonda ti mbani brenda ujit
Frutat dhe perimet
Portokalli ndihmon personat që mbajnë ditë, të ruajnë linjat edhe kur konsumojnë shumë ushqim. Dietelogët këshillojnë që të hani çdo ditë nga 1 kokër portokall
Lakrat përveç vlerave ushqyese, kanë dhe aftësi kuruse. Një studim në SHBA ka zbuluar se lakrat ndihmojnë në shërmin e sëmundjeve të kockave, sidomos tek të moshuarit
Speci djegës
Speci djegës “vret” çdo mikrob që ndodhet në trupin tonë. Sipas studimeve speci ka lëndë të cilat largojnë mikrobet që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm.
Patatja
Patatja e zier ndihmon çdo person që vuan nga stomaku. Sipas studimeve patatja bën të mundur tretjen e disa ushqimeve të veçanta, që stomaku e ka të pamundur për ti tretur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat