Si ta zbuloni nëse jeni prekur nga diabeti i tipit 2

Shëndetësia

Si ta zbuloni nëse jeni prekur nga diabeti i tipit 2

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:00

Diabeti po përhapet me shpejtësi të frikshme. Ekspertët shprehen se shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë pa e ditur se kanë diabet. Shpesh, ata e kuptojnë këtë vetëm pasi në organizmin e tyre kanë ndodhur dëmtime të rënda. Çfarë lloj dëmtimesh? Diabeti është shkaku kryesor i verbimit, i mosfunksionimit të veshkave dhe i therjeve në këmbë.

Nëse keni diabet, rreziku i sëmundjes së zemrës tek ju është katërfish më i lartë se sa te të tjerët. Ndryshimi i vetëm është se diabetikët duhet ta mbajnë nën kontroll të rreptë nivelin e sheqerit; si pasojë, ndonjëherë duhet të llogarisin edhe se sa gramë karbohidrate, fibër apo yndyrë marrin gjatë gjithë ditës.

“Idealja për shumicën e atyre që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është të konsumojnë ushqim të shëndetshëm në një kohë të përshtatshme dhe në sasinë e duhur”, shprehet Elaine Magee në librin “Si të ushqehemi kur kemi diabet” (Botimet MAX).

Cilët rrezikohen të vuajnë nga diabeti i tipit 2?

- Ata që e kanë diabetin të trashëguar nga familja.

- Ata që vuajnë nga mbipesha.

- Ata që nuk kryejnë aktivitet fizik të rregullt.

- Gratë që kanë pasur diabet shtatzënie apo që kanë lindur fëmijë mbi peshë.

Çfarë është diabeti i tipit 2?

Diabeti i tipit 2 është një çrregullim metabolik, që shkaktohet nga pamundësia e trupit për të prodhuar insulinë apo për ta përdorur atë si duhet (insulina është një hormon që i kthen sheqerin, amidonin dhe ushqime të tjera në energji). Ky çrregullim ndodh kur trupi prodhon shumë insulinë, por kjo s’arrin ta kryejë funksionin e saj. Për arsye të caktuara, qelizat në organizmin e njeriut bëhen rezistente ndaj insulinës. Në shumë raste, të qenit mbipeshë për një periudhë të caktuar kohe mund të çojë në rezistencën e organizmit ndaj insulinës. Shkencëtarët mendojnë se disa njerëz janë të prirur gjenetikisht që ta kenë këtë sëmundje (gjenet e familjes ndikojnë që këta të kenë diabet të tipit 2 në kushte të caktuara, për shembull: mosha, shtimi në peshë apo mënyra e jetës sedentare.

Rreth 90–95 për qind e njerëzve me diabet vuajnë nga ai i tipit 2, ndërsa 5–10 për qind e tyre kanë tipin 1 (që zakonisht haset tek fëmijët ose tek moshat e reja e që, në të shumtën e rasteve, s’lidhet me mbipeshën).

Shenjat paralajmëruese të diabetit të tipit 2

Shpesh, njerëzit me diabet të tipit 2 s’kanë shenja të qarta paralajmëruese. Nuk përjashtohet që të kenë ndonjë prej simptomave të mëposhtme të tipit 1: infeksione të shpeshta, turbullim shikimi, plagë që mezi mbyllen, mpirje të duarve apo këmbëve, etje të pazakontë, urinim të shpeshtë, uri të jashtëzakonshme, humbje të pazakontë në peshë, lodhje të përgjithshme, gjendje të përgjithshme të irrituar.

Pse vuajnë njerëzit nga diabeti i tipit 2?

Jo të gjithë njerëzit me diabet të tipit 2, kanë simptoma të njëjta të kësaj sëmundjeje. Ai vepron ndryshe tek çdo njeri. Megjithatë, në shumicën e njerëzve me diabet të tipit 2, sëmundja fillon për shkak të trashëgimisë gjenetike.

Çfarë ndërlikimesh shkakton diabeti?

Diabeti është shkaku kryesor i verbimit në moshën e aftë për punë

Diabeti është shkaku kryesor për mosfunksionimin e veshkave. Gjithashtu, diabeti është shkaku kryesor për dhimbjet në këmbë.

Duke njohur sëmundjen dhe duke patur parasysh të gjitha terapitë që ekzistojnë aktualisht, rastet e diabetit mund të parandalohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat